Aktualitet

“Skifteri” shqiptar kapet në aksion grabitjeje! Arrestohet në Itali 36-vjeçari me precedent të mëparshëm kriminal, 2 bashkëpunëtorët i shpëtojnë karabinierëve

Efektivët vunë re një Alfa Romeo që hyri në një rrugë pa dalje dhe ndoqën automjetin, duke parë dy persona që po përpiqeshin të kapërcenin gardhin e një shtëpie private.

4 Dhjetor 2025, 17:58 Nga M.L
“Skifteri” shqiptar kapet në aksion grabitjeje! Arrestohet
Foto ilustruese

ITALI- Gjatë kontrolleve territoriale në Itali, karabinierët arrestuan një të ri shqiptar, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup vjedhësish që shqetësonte banorët e zonës. Efektivët vunë re një Alfa Romeo që hyri në një rrugë pa dalje dhe ndoqën automjetin, duke parë dy persona që po përpiqeshin të kapërcenin gardhin e një shtëpie private.

Ndërsa dy prej tyre u larguan, njëri prej tre personave u kap dhe iu nënshtrua kontrolleve rutinë.

I arrestuari është një 36-vjeçar shqiptar me precedent penal dhe një urdhër ekzekutimi për të vuajtur një dënim prej 2 vjetësh e 4 muajsh. Brenda makinës, e cila rezultoi me qira, u gjetën mjete për vjedhje me thyerje, përfshirë kaçavida dhe leva, duke konfirmuar aktivitetin kriminal që grupi dyshohet se planifikonte.

Pas përfundimit të procedurave, i arrestuari u dërgua në burgun e Vareses, ku mbetet në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Sondazh

Poll