Aktualitet

IKMT bllokon pallatin 14-katësh në Rrugën e Kastriotëve në Tiranë! 3 prej kateve të objektit pa leje ndërtimi

Pallati ndodhet në Rrugën e Kastriotëve, mbi Terminalin e Autobusave të Jugut dhe Veriut. Nga 14 katet mbi tokë dhe një kat nëntokë, tre kate janë realizuar pa leje.

4 Dhjetor 2025, 17:34 Nga DOSJA
IKMT bllokon pallatin 14-katësh në Rrugën e Kastriotëve
Foto nga vendngjarja

TIRANA- IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vënë shiritin e ndalimit në një pallat 14-katësh, pasi ka rezultuar se një pjesë e tij ishte ndërtuar pa leje. Pallati ndodhet në Rrugën e Kastriotëve, mbi Terminalin e Autobusave të Jugut dhe Veriut. Nga 14 katet mbi tokë dhe një kat nëntokë, tre kate janë realizuar pa leje.

Objekti është pezulluar dhe është vendosur shiriti për ndalimin e përdorimit.

Sondazh

Poll