Politike

"Fituesit e tenderëve caktohen me mesazhe", Kuvend/ Tabaku: 1 miliard euro prokurime publike nën hetim nga SPAK

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku tha se mbi 1 miliard euro në tenderë të ndryshëm janë aktualisht objekt hetimi nga organet e drejtësisë, çka tregon një problem të thellë në mënyrën sesi funksionon gara publike.

4 Dhjetor 2025, 16:54 Nga M.L
"Fituesit e tenderëve caktohen me mesazhe", Kuvend/ Tabaku: 1
Jorida Tabaku

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti alarmin në Kuvend për situatën në sistemin e prokurimeve publike, duke deklaruar se vendi po përballet me një krizë serioze institucionale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku tha se mbi 1 miliard euro në tenderë të ndryshëm janë aktualisht objekt hetimi nga organet e drejtësisë, çka tregon një problem të thellë në mënyrën sesi funksionon gara publike.

Tabaku akuzoi qeverinë për zhdukjen e konkurrencës së ndershme, duke pretenduar se fituesit e tenderëve vendosen në mënyrë të mbyllur dhe jo përmes procedurave të hapura.

Sipas Tabakut, modeli aktual i proceseve të prokurimit e ka shndërruar ekonominë në një sistem të centralizuar që favorizon klientelizmin, ndërsa mungesa e transparencës po dëmton financat publike dhe besimin e qytetarëve.

"Sot kemi tre marrëveshje që janë verifikime granti mes Shqipërisë dhe BE-së. PD ka mbështetur të gjitha projektet që lindin nga agjendat e gjelbra dhe çdo sektortjetër. Por shteti ndodhet në vështirësi sa i përket prokurorive publike dhe institucioneve; ka një rrezik të madh fiskal. Shteti shqiptar e ka zhdukur procesin e garës në tenderat publikë; ato caktohen me mesazhe. Nuk ka partneritete publike-private të hapura siç kërkon gara e hapur.

Sot ka një ekonomi të centralizuar që jep favore. Janë mbi 1 miliard euro që janë duke u hetuar. Kjo është këmbanë alarm për të ardhmen e financave publike. Kjo nuk është një garë mes kolegësh, kush ofendon më shumë apo kush flet më shumë. Është një garë për të vërtetën dhe transparencën që e kanë humbur me kohë", tha Tabaku./ Dosja.al

jorida tabaku

Sondazh

Poll