4 Dhjetor 2025, 16:06
Nga M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Altin Shpendin si person të dyshuar se ka kërcënuar me armë zjarri një të ri 20-vjeçar në zonën pranë Stacionit të Trenit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, kur qytetarët kanë njoftuar për të shtëna në ajër.
Pas marrjes së informacionit, efektivët kanë ndërhyrë menjëherë, kanë kontrolluar perimetrin dhe kanë identifikuar autorin e mundshëm të incidentit. Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari ka qëlluar një herë në ajër gjatë konfliktit me të riun, e më pas është larguar, por është kapur brenda një kohe të shkurtër nga patrullat.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbështetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Tre Heronjtë”, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. Sh., 26 vjeç.
Nga veprimet e para procedurale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Sh. ka kanosur shtetasin Xh. G., 20 vjeç, duke qëlluar me armë zjarri, automatik, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur dhe gjetjen e armës së zjarrit me të cilën dyshohet se 26-vjeçari qëlloi në ajër gjatë konfliktit.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
policia e shkodres altin shpendi
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 15:48
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Pas largimit të Sonila Bejtjes nga Gjykata Kushtetuese, pranë Presidentit të Republikës janë paraqitur dhj...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 15:23
E.d
Bledi Teta
TIRANË- Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën. Teta akuzohet p&eum...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 15:22
M.L
Nazif Muslija, autori i krimit
ITALI- Personi që shihni në foto është 50-vjeçari Nazif Muslija, i shpallur në kërkim n...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 14:34
E. D
Mbledhja e anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës më 20 nëntor
KOSOVË- Puna brenda Këshillit Proku...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 14:27
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Një gjykatë në Beograd ka urdhëruar një muaj paraburgim për një shtetas të Kosovë...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 14:15
E.d
Foto ilustruse
FIER- Një konflikt familjar ka ndodhur në Levan të Fierit. Motra dhe bashkëshorti i saj ështe konfliktuar fami...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 13:50
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gjykata e Tiranës do të shpallë vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së b...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 13:10
E.d
Foto ilustruse
GJIROKASTËR- Policia ka nisur hetimin për një 54-vjeçar, banues në Elbasan. Ai u ndalua nga policia n&e...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 13:02
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se nj&...
Aktualitet
4 Dhjetor 2025, 12:07
E. D
Xhemal Lici, Nuredin Dumani
TIRANË- Xhemal Lici, kambisti që u grabit nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ndodhet ...