Aktualitet

Zëvendësimi i Sonila Bejtjas! Nga Jordan Daci tek Naureda Llagami, ZBARDHET lista me 10 emra që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

Në listë përfshihen personalitete të njohura të jurisprudencës dhe administratës, ndër ta Naureda Llagami, si dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

4 Dhjetor 2025, 15:48 Nga M.L
Zëvendësimi i Sonila Bejtjas! Nga Jordan Daci tek Naureda Llagami,
Foto ilustruese

TIRANA- Pas largimit të Sonila Bejtjes nga Gjykata Kushtetuese, pranë Presidentit të Republikës janë paraqitur dhjetë kandidatura për të plotësuar vendin bosh. Në listë përfshihen personalitete të njohura të jurisprudencës dhe administratës, ndër ta Naureda Llagami, si dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

Emra të tjerë të njohur në sistemin e drejtësisë si Jordan Daci dhe Arta Vorpsi janë gjithashtu pjesë e garës.

Kandidatët e tjerë që synojnë postin janë:

Alaudin Malaj
Alban Toro
Alma Vaskaj Vokopola
Brunilda Bara
Jardan Daci
Lulzim Hamitaj
Roland Ilia

Konkursi për këtë pozicion u shpall nga Presidenti më 31 tetor 2025, pasi Gjykata Kushtetuese konfirmoi ekzistencën e vakancës./ Dosja.al

Sondazh

Poll