Politike

"Kur Drejtësia nuk guxon të prekë... Rama menjëherë i del në mbrojtje", Ivi Kaso: Vetëm në Shqipëri, kryeministri e kthen korrupsionin në normë

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso u shpreh se sipas tij, Rama është në qendër të aferave që janë zbuluar nga drejtësia dhe po mbron funksionarët e tij të përfshirë në to.

4 Dhjetor 2025, 15:35 Nga M.L
"Kur Drejtësia nuk guxon të prekë... Rama
Ivi Kaso

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi se pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë zv.kryeministren Belinda Balluku, përgjegjësia politike dhe institucionale i takon vetë kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kaso u shpreh se sipas tij, Rama është në qendër të aferave që janë zbuluar nga drejtësia dhe po mbron funksionarët e tij të përfshirë në to.

Kaso argumentoi se mënyra e qeverisjes së Kryeministrit mbështetet te kontrolli i tenderave publikë dhe te varësia e ministrave nga shefi i qeverisë, ndërsa institucionet përdoren si mburojë për zyrtarët nën hetim. Ai kritikoi qëndrimin e Ramës ndaj çështjes Balluku, duke e konsideruar si ndërhyrje për të ndikuar te drejtësia dhe për të penguar pezullimin e saj.

Sipas deputetit demokrat, praktika të ngjashme në vende të tjera europiane çojnë në pezullime apo shkarkime të menjëhershme të zyrtarëve nën hetim, ndërsa në Shqipëri, sipas tij, korrupsioni po normalizohet dhe po mbrohet në nivel politik.

“Është dëshmia më e mirë e modelit të qeverisjes së Edi Ramës. Modeli është i thjeshtë: tenderat si pronë private, ministrat si vasal të shteti. Institucionet si mburojë për të pandehurit, siç na dëshmoi duke bërë edhe avokatinë e min9stres në GJK. Ministrja Balluku është vetëm një produkt i kësaj kulture.

Kur Drejtësia nuk guxon të prekë këtë nyje, Rama menjëherë i del në mbrojtje. Jo për ligjin, as për shtetin por për të pandehurin e tij. Kryeministri mashtron publikisht që Drejtësia të pezullojë ministre. E kundërta është e vërtetë: në Rumani, Bosnjë dhe Itali, janë përjashtuar dhe pezulluar. Vetëm në Shqipëri Rama e kthen korrupsionin në normë, dhe e mbron atë me arrogancë.

Ky precedent që kërkohet të instalohet nga kryeministri, për të mbrojtur veten, sot mbron Ballukun dhe nesër çdo hajdut të pushtetit. Sepse e ka fare të qartë që pas Ballukut i vjen vërtet atij i vjen radha. E ka ai radhën sepse Rama është shefi i aferave që tashmë janë bërë të njohur nga Drejtësia”, tha Kaso./ Dosja.al

ivi kaso edi rama

Sondazh

Poll