4 Dhjetor 2025, 15:07
Nga E.d
Klevis Balliu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar sot siguria në vend ka rënë, pasi në një muaj kanë ndodhur tre atentate. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balliu u shpreh se në aeroportin e Rinasit, i cili është vendi më sigurt në vend ku ruhet me Polici, Ushtri, Garda, Shërbim Informativ ka ndodhur një atentat. Deputeti opozitar tha Ilir Proda nuk u shkarkua, ndonëse ndodhën tre atentate.
Në lidhje me këtë, Balliu tha se Proda nuk shkarkohet pasi përfaqëson shefat e vërtetë, të atyre që i kanë sjellë në pushtet. Ai tha se qeveria nuk e ka mohuar kurrë Ergys Agasin, që është ndërmjetës apo koordinator i krimit të organizuar. Balliu tha se në shumicën e atentateve të ndodhura në vend dalin të përfshirë efektivë të niveleve të larta të policisë. Në fund, deputeti i PD-së akuzoi qeverisë se është e vetmja qeveri që ka koordinator për krimin e organizuar.
“Ka këtu edhe nga ata që kanë qenë ministra të Brendshëm dhe flasin për sigurinë në vend. Në një muaj kanë ndodhur tre atentate, mes tyre edhe ai në aeroportin e Rinasit. Ndodhi atentat para aeroportit të Rinasit, në vendin më të sigurt, që ruhet me Polici, Ushtri, Garda, Shërbim Informativ. Për një orë e gjysmë nuk pati asnjë polic, në rreze 10 kilometra, atentatorët ikën, madje dogjën dhe makinën. Atë ditë kishte edhe më shumë masa sigurie, sepse atë ditë po kalonte edhe një delegacion i huaj, që u shkëmbye me atentatorët atje. Të gjithë këta policë që i gjejmë në operacione të bujshme me monopatina, nuk i gjejmë në Rinas. Këtë Ilir Prodën pse s’e largoni ju, që i ndodhën tre atentate.
Ju s’keni fuqi ta shkarkoni Ilir Prodën. Nuk e hiqni dot se Ilir Proda përfaqëson shefat tuaj të vërtetë, ata që ju kanë sjellë juve në pushtet. Gledis Nanon e hoqët po për atentatet, po Prodën pse nuk e hiqni? Kjo është e vërteta. Nuk e keni mohuar kurrë Ergys Agasin, që është ndërmjetës apo koordinator i krimit të organizuar, e ka thënë një ish-ministri i juaj, Arben Ahmetaj, e ka deklaruar publikisht. Jeni e vetmja qeveri që ka koordinator për krimin e organizuar, e thotë vetë ministri juaj. Në shumicën e atentateve të ndodhura në vend dalin të përfshirë efektivë të niveleve të larta të policisë, të thotë qeveria nëse janë marrë masa dhe nëse po hetohen mungesat e të dhënave nga shërbimet inteligjente, sidomos në lidhje me ngjarjen në aeroport." tha Balliu./Dosja.al
klevis balliu kuvend atentat
Politike
4 Dhjetor 2025, 14:38
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi nga detyra Belinda Balluk...
Politike
4 Dhjetor 2025, 14:08
E. D
Jorida Tabaku, Petrit Malaj
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe ministri i Financave, Petrit Malaj u p...
Politike
4 Dhjetor 2025, 13:43
E. D
pamje nga Kuvendi
TIRANË- Me tensione të vazhdueshme është shoqëruar seanca e sotme plenare. Kjo pasi deputetët e opozi...
Politike
4 Dhjetor 2025, 13:34
E. D
TIRANË- Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe ofendime të vazhdueshme. Një përplasje ndodhi edhe mes deputet...
Politike
4 Dhjetor 2025, 13:22
E. D
Andi Zylyfi dhe Franc Çopja
TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seancën e radhës gjyqësore për dosjen P...
Politike
4 Dhjetor 2025, 12:09
I.A
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se raporti i OSBE/ODIHR konfirmoi se demokracia shqiptare është...
Politike
4 Dhjetor 2025, 11:53
E. D
Sali Berish
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke cituar një nga deklaratat e Kryeministrit Edi Rama se PS ësht&e...
Politike
4 Dhjetor 2025, 11:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar paraqitjen në SPAK ditën e djeshme të drejtoresh&eu...
Politike
4 Dhjetor 2025, 11:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese, lidhur me shq...
Politike
4 Dhjetor 2025, 11:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha teksa ka komentuar takimin e zhvilluar nga Ervin Salianji, ka deklaruar se ...