Politike

"Pezullimi i ministres absurd, bllokim zinxhir në vendime"/ Rama reagon sërish për Ballukun: Si do ia bëjmë me investimet! Një mik më shkroi se ishte e tepërt që...

Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se pezullimi i ministrit është absurd si vendim, sepse është pengesë për zinxhirin e një sërë gjërave që ministri mbulon.

4 Dhjetor 2025, 14:38 Nga E.d
"Pezullimi i ministres absurd, bllokim zinxhir në vendime"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi nga detyra Belinda Ballukun. Përmes një video të postuar në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se pezullimi i ministrit është absurd si vendim, sepse është pengesë për zinxhirin e një sërë gjërave që ministri mbulon.

Ai tha se një nga marrëveshjet që është pezulluar është edhe ajo e Kanadasë për fluturimet ajrore, për të cilën tha se po mundohet të zgjidhet me Ministrinë e Jashtme. Rama deklaroi se 35 vendime të tjera të qeverisë nuk zbardhen dot pa firmën e ministres së pezulluar. Kjo pasi, Kushtetuta ia jep vetëm ministrit kopetent të drejtën ekskluzive dhe të padelegueshme.

"U bë sebep një mik i mirë për të bërë këtë reagim. Ku në një mesazh më shkruan që unë e kuptoj mirë merakun tënd lidhur me pezullimin e ministres, dhe nesër bëhet rrugë dhe i bie që prokurori nesër të heqë kë të dojë nga qeveria, por ajo e linjës ajrore me Kanadanë mu duk pak e tepërt. Tani ok, mbase nuk është pak e tepërt, ndoshta është shumë. Shembujt që unë sjell, tregojnë se sa e tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk pezull vetë asgjë, por bën që askush të mos marrë vendimin dhe të mos firmosë gjësendi të dikasterit.

Sepse Kushtetuta ia jep atij dhe vetëm atij ministrit të drejtën ekskluzive dhe të padelegueshme. Pezullimi i ministrit është absurd si vendim sepse është pengesë për zinxhirin e një sërë gjërave që ministri mbulon. Një nga marrëveshjet që është pezulluar tani është edhe ajo e Kanadasë për fluturimet ajrore, të cilën tani po mundohemi ta zgjidhim me Ministrinë e Jashtme. Po me 35 vendime të tjera të qeverisë si do ia bëjmë, po me lejet e ndërtimit si do ia bëjmë, investimet në energjitë e rinovueshme, në infrastrukturë, të cilat nuk zbardhen dot pa firmën e pezulluar si do ia bëjmë," tha Rama.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa asaj i është hequr e drejta e firmës nga qeveria./Dosja.al

 

edi rama gjykata pezullim gjkko

Sondazh

Poll