Aktualitet

Sherr mes motrës dhe vëllait në Fier/ Dhunohet vëllai dhe bashkëshortja e tij, arrestohen tre persona

Motra dhe bashkëshorti i saj ështe konfliktuar familjen e vëllait të saj.

4 Dhjetor 2025, 14:15 Nga E.d
Sherr mes motrës dhe vëllait në Fier/ Dhunohet vëllai dhe
Foto ilustruse

FIER- Një konflikt familjar ka ndodhur në Levan të Fierit. Motra dhe bashkëshorti i saj ështe konfliktuar familjen e vëllait të saj. Dy djemtë e saj, 18 dhe 20 vjeç kanë dhunar dajën e tyre dhe bashkëshorten e tij.

Ata i kanë thyer edhe xhamat e makinës. Policia ka arrestuar në flagrancë tre personat e familjes, ndërsa ka shpallur në kërkim edhe 18 vjeçarin. Ende nuk dihet shkaqet e zënkës, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin. 

Njoftimi i policisë

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshorten e tij, shtetasen L. M., 42 vjeç, djalin e tij, shtetasin A. M., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim djalin tjetër, shtetasin A. M., 18 vjeç, pasi dyshohet se kanë dhunuar vëllanë e shtetases L. M., shtetasin K. O., 39 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen K. O., 35 vjeçe. Gjithashtu, kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të shtetasit K. O. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit./Dosja.al

fier policia sherr

Sondazh

Poll