Politike

Tensione në Kuvend/ Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin! Balliut i tërhiqet vërejtje: E quajti mashtrues dhe nuk i thatë gjë

Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu, duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, por Spahiu fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja.

4 Dhjetor 2025, 13:43 Nga E. D
Tensione në Kuvend/ Bardhi përplaset me Zegjine Çaushin!
pamje nga Kuvendi

TIRANË- Me tensione të vazhdueshme është shoqëruar seanca e sotme plenare. Kjo pasi deputetët e opozitës kanë kërkuar që të marrin fjalën për procedurë, por drejtuesja e seancës ua ka hequr, pasi sipas saj nuk kanë folur për procedurë.

Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu, duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, por Spahiu fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja.

Bardhi: S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë.

Balliu: Ti ke shumë probleme që ta dish.

Drejtuesja e Kuvendit:Zoti Balliu keni vërejtje për sot.

Balliu: E quajti mashtrues dhe nuk i thatë gjë.

Ndërkohë Bardhi dhe deputetja e PS, Zegjine Çaushi janë përplasur me njëri tjetrin verbalisht nga vendi dhe pa mikrofon.

kuvendi partia socialiste partia demokratike gazment bardhi zegjine Çaushi

Sondazh

Poll