Aktualitet

Vazhdon gjyqi ndaj Habilajve/ Gazetari De Luca për Dosja.al: U gjetën 200 kg marijuanë, një tjetër grup po i zëvëndëson

15 Mars 2019, 18:47 Nga DOSJA
Vazhdon gjyqi ndaj Habilajve/ Gazetari De Luca për Dosja.al: U gjetën

ITALI– Gazetari i Meridionews, Dario de Luca, i cili publikoi lajmin se ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri nuk ishte në hetim, në një intervistë për Dosja.al ka folur lidhur me gjyqin që po zhvillohet në Itali për grupin e Habilajve.

De Luca ka sqaruar faktin se avokati i përfolur i çështjes së Habiljave nuk ishte personi i portretizuar nga mediat por një jurist i dalë në pension. 

Më tej, gazetari tha se në zonën e Gravina di Catania është gjetur një tjetër sasi e konsiderueshme kanabisi, që do të thotë që një tjetër bandë shqiptare po zëvendëson grupin Habilaj.

Sa i përket kreut të bandës, Moisi Habiljat, De Luca u shpreh se ishte shumë interesante fakti që avokatët e tij mbrojtës po përpiqeshin që ta trajtonin si një trafikant të thjeshtë dhe jo si kreun e një bande.

INTERVISTA E PLOTË:

Ka pasur një lajm lidhur me avokatin e çështjes Habilaj. A është e vërtetë se ai është nën hetim?
E kam lexuar edhe unë këtë histori, por mund të them se është krejtësisht e rreme. Gjyqtari që është përmendur quhet Tommaso Buonanno dhe nuk ka shërbyer kurrë në Catania, aq më pak në rastin Habilaj. Ai ka qënë avokat në Brescia dhe ka dalë në pension që prej datës 5 nëntor 2018. Gjyqtari i dosjes në Catania është Andrea Bonomo, i njëjti që është marrë me hetimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga ana tjetër, Buonanno ka punuar vetëm në Brescia, Lecco dhe Bergamo.

Seanca e fundit dëgjimore e Habilajve nuk zbuloi asgjë të re. A mendoni se do të jetë një proces i gjatë? A do të zbulohen gjëra të reja?
Procesi, përveçse nëse zbulohet ndonjë e papritur, do të përfundojë në qershor. Më pas me shumë mundësi çështja do të shkojë në Apel. Por personi më interesant është Moisi Habilaj. Për prokurorinë ai është udhëheqësi i bandës ndërsa avokatët e tij po mundohen që të faktojnë se ka qënë një trafikant i thjeshtë që ka marrë komanda nga njerëzit e tjerë.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tregoi një certifikatë të marrë nga Prokuroria e Catanias, e cila e ka nxjerrë të pafajshëm. A është e vërtetë?
Nuk mund ta dimë nëse ky dokument është i rremë. Por mund të themi se dokumenti nuk ka detaje, kjo ndodh gjithmonë kur një qytetar kërkon në gjyq gjyqtarit nëse vijojnë hetimet për çështjen e tij. Duhet të shtohet se në atë lloj dokumenti, nuk shkruhet gjithmonë çdo gjë. Nëse jeni nën hetim për një krim të rëndë (p.sh. mafia dhe droga), jo çdo gjë do të shkruhet në fletë. Megjithatë, Tahiri është hetuar nga Prokuroria që nga 27 tetori 2017 dhe kërkoi arkivimin e fashikullit më 15 mars 2018.

Dy javë më parë në provincën e Catanës ka pasur një konfiskim prej pothuajse 200 kg marihuanë në komunën e Gravina di Catania. A fshihet pas kultivimit një bandë e shqiptare?
Nuk e dimë ende. Pronari i garazhit është një italian me një histori grabitjeje. Në muajt e fundit, një nga të pandehurit në gjyqin “Rosa dei venti”, Antonino Riela u kishte treguar gjyqtarëve mbi një garazh që përdorej për të fshehur drogën në Gravina di Catania. Mund të jetë e njëjta. Dhe kjo tregon se nese ekziston marijuana, dikush tjetër po zëvendëson grupin Habilaj.

Grupi i Habiljave akuzohet për trafik narkotikësh kryer në bashkëpunim nga Vlora drejt Italisë. Të pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda u morën Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Fatmir Minaj, Sabaudin Çela, Nezar Seiti, Armando Koçerri, Armando Sulaj, Maridjan Sulaj dhe Tigrens Mezuaraj. I vetmi që ndodhet në Shqipëri është Armando Koçerri. Të arrestuarit akuzohen se në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë trafikuar drejt Italisë tonelata me lëndë narkotike kanabis sativa. Pjese e hetimeve kanë qënë edhe persona me ndikim në Policinë e Shtetit, të cilët i kanë ndihmuar që pjesëtarët e grupit të Habiljave t’i shpëtojnë kontrolleve. Teksa gjyqi për Habilajt po zhvillohet në Itali, në Shqipëri të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda janë marrë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe tre ish-zyrtarë të lartë të policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. 

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat per tahirin dario de luca grupi i habiljave moisi habilaj saimir tahiri trafik nderkombetar droge akuzat per tahirin dario de luca grupi i habiljave moisi habilaj saimir tahiri trafik nderkombetar droge

Sondazh

Poll