Politike

"Erdhi në lokal mori ujë pastaj doli"/ Zylyf Hoxha rrëfen si u ekzekutua ‘Bobi’ me urdhër të vëllezërve Çopja: Të shtënat ishin breshëri! Ne u trembëm u larguam nga frika

Zylyf Hoxha tha se mbrëmjen e 19 dhjetorit 2019 ndodhej në lokalin e fshatit, bashkë me disa banorë të tjerë dhe pak minuta para të shtënave, disa bashkëfshatarë që ishin jashtë lokalit hynë me nxitim brenda dhe njoftuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë.

4 Dhjetor 2025, 13:22 Nga E. D
"Erdhi në lokal mori ujë pastaj doli"/ Zylyf Hoxha
Andi Zylyfi dhe Franc Çopja

TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po mbahet seancën e radhës gjyqësore për dosjen Plumbi i Artë. Para togave të zeza, dëshmitari Zylyf Hoxha ka rrëfyer momentin e ekzekutimit në dhjetor 2019 të 26-vjeçarit Andi Zylyfi, i njohur me nofkën “Bobi”, ndërsa u plagos miku u tij Ardit Uruçi.

Zylyf Hoxha tha se mbrëmjen e 19 dhjetorit 2019 ndodhej në lokalin e fshatit, bashkë me disa banorë të tjerë dhe pak minuta para të shtënave, disa bashkëfshatarë që ishin jashtë lokalit hynë me nxitim brenda dhe njoftuan se kishin dëgjuar të shtëna me armë.

Ndër të tjera, ai shoi se të pranishmit në lokal u shtrinë menjëherë në tokë nga frika, pa mundur të shikonin qartë çfarë po ndodhte jashtë. Gjithashtu Zylyf Hoxha tha se në lokal ndodheshin edhe kushërinjtë e viktimës, mes tyre Edison Zylyfi, si dhe disa të afërm të Uruçit. Ndërsa në momentin e atentatit ka dëshmuar se ka dëgjuar breshëri plumbash.

“Jam thirrur në vitin 2019 në polici për një ngjarje të ndodhur në fshatin Përparim. Disa bashkëfshatarë që ishin jashtë lokalit u futën brenda, kuptuan që ishin të shtëna. Unë lajmërova policinë dhe i thash dëgjuam të shtëna. Këto deklarime i kam thënë dhe përpara komisiariatit Peqin dhe në Elbasan.

Në këtë ngjarje mbeti i vrarë “Bobi”, Andi Zylyfi. Ne nuk e pamë dhe nuk e verifikuam ishte vrarë apo jo, u shtrimë të gjithë në tokë. Përveç tij, u plagos njëri me mbiemër Uruçi. Ishin të njohur për ne, fshatarët tanë. Jemi fqinj, komshinj. “Bobin” e shihja te ai lokali, është kafja e fshatit. Aty te lokali ishin edhe kushërinjt e tij, Edison Zylyfi, Uruçi ishte aty, ishin disa kushërinj të tij.

Ai erdhi na respektoi pastaj mori një shishe ujë pastaj doli jashtë lokalit bashkë me Uruçin (i referohet Ardit Uruçit). Nuk e di kush gjuajti me armë, ne u trembëm u larguam nga frika. Sa dolën jashtë lokalit, jo me shume se 10 minuta dëgjuam të shtëna. Dëgjuam që janë të plagosur, pastaj i morën familjarët për ti çuar në spital. Të shtënat ishin breshëri”, deklaroi Zylyf Hoxha./Dosja.al

franc Çopja

Sondazh

Poll