Aktualitet

Tentoi të kalonte 22 mijë euro të padeklaruara përmes doganës së Kakavijës, nis hetimi për 54-vjeçarin

Ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

4 Dhjetor 2025, 13:10 Nga E.d
Tentoi të kalonte 22 mijë euro të padeklaruara përmes
Foto ilustruse

GJIROKASTËR- Policia ka nisur hetimin për një 54-vjeçar, banues në Elbasan. Ai u ndalua nga policia në doganën e Kakavijës, pasi tentoi të kalonte përmes doganës 22 mijë euro të pa deklaruara.

Ndaj tij ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit D. H., ku u gjetën 22 250 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit. 

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin D. H., 54 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove./Dosja.al

 54-vjeçar gjirokastër elbasan

Sondazh

Poll