Aktualitet

"Më qëlluan, me vete kisha 120 milionë lekë"/ U grabit nga Nuredin Dumani, kambisti rrëfehet në GJKKO: Në dyqan më vinte vëllai i Talo Çelës! Ai ka qenë pas...

Sipas dëshmisë së tij, sulmuesit ishin katër persona dhe njëri e ka qëlluar dy herë në gjoks dhe dy në këmbë. Dëshmitari tregoi se pas ngjarjes, disa herë vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte mësuar se kush ishin ata personat.

4 Dhjetor 2025, 12:07 Nga E. D
"Më qëlluan, me vete kisha 120 milionë lekë"/ U
Xhemal Lici, Nuredin Dumani

TIRANË- Xhemal Lici, kambisti që u grabit nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ndodhet në burg, po dëshmon sot në GJKKO. Para togave të zeza, kambisti ka rrëfyer me detaje ngjarjen dhe ka treguar se grabitja ka ndodhur në mëngjes, kur sapo ka dalë nga shtëpia. Ai tregon gjithashtu se me vete kishte 12 milionë lekë të reja, që i la bagazhin e makinës teksa po mbyllte derën e shtëpisë dhe në atë moment është sulmuar. 

Sipas dëshmisë së tij, sulmuesit ishin katër persona dhe njëri e ka qëlluar dy herë në gjoks dhe dy në këmbë. Dëshmitari tregoi se pas ngjarjes, disa herë vëllai i Talo Çelës, Bujar Çela i kishte shkuar në dyqan dhe e pyeste nëse kishte mësuar se kush ishin ata personat. Ai gjithashtu rrëfeu se nuk e njihte Talo Celën, por se e kishte parë në një intervistë në televizion

“Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete, në një çantë, që i lashë në bagazhin e makinës dhe po kthehesha të mbyll derën e shtëpisë, kur u sulmova. Më qëlloi njëri, dy herë në gjoks dhe dy në këmbë. Unë dilja në 6:30 nga shtëpia në lagjen Kala në Elbasan. Dola, nuk pandeha se do më qëllonin. Dola dhe futa lekët në makinë. Kisha 12 milionë lekë të reja me vete.

I kisha në një çantë lekët. I lashë lekët në bagazh dhe u ktheva të mbyll derën e shtëpisë. Pastaj pash që ishin 4 vete. Më qëlloi njëri, 2 herë në gjoks dhe 2 në këmbë. Ai punonte taksixhi në të zezë. Thyente ndonjë 20-30 euro. Kur nuk kishte njerëz aty, pyeste. I thashë, ty nuk të vjen keq për mua. Duket sikur ke mizë në kësulë. Ke ardhur deri tani, mos të të shoh më në dyqan.

Një vit para se të fliste Dumani unë e pashë Talo Çelën në një intervistë në televizion dhe e njoha, nga përmasat e trupit, si një nga personat që më ka goditur në ngjarje. Ai ka qenë pas Dumanit në ngjarje”, rrëfeu Xhemal Lici.

Të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Prokuroria e Posaçme po vijon procesin për dosjen e bujshme, ku ka disa të pandehur. Nuredin Dumani është në cilësinë e të penduarit, si bashkëpunëtor i SPAK, duke zbardhur të paktën 12 vrasje dhe dhjetëra krime të tjera në një dekadë, si dhe porositë që merrte për ekzekutime, me pagesa deri në 200 mijë euro./Dosja.al

xhemal lici nuredin dumani gjkko

Sondazh

Poll