Politike

"A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?"/ Berisha: Ndërkohë Daniel Shima ka dy muaj që nuk del nga dhoma

Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha akuzoi AKSHI-n për shpërdorime masive financiare dhe përfshirje në afera tenderash, duke përmendur edhe rastin e ish-drejtorit Daniel Shima që është dhunuar dhe kërcënuar nga grupe kriminale. 

4 Dhjetor 2025, 11:42 Nga I.A
"A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar paraqitjen në SPAK ditën e djeshme të drejtoreshës së AKSH-it Mirlinda Karçanaj. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha akuzoi AKSHI-n për shpërdorime masive financiare dhe përfshirje në afera tenderash, duke përmendur edhe rastin e ish-drejtorit Daniel Shima që është dhunuar dhe kërcënuar nga grupe kriminale. 

"Ju e patë dje, doli nga dera e prokurorisë Lubia numër 2. Po kjo Lubia numër 2, ta dini ju, më duhet të citoj, se ai është i brendshëm, Arben Ahmetajn që thoshte se AKSHI ishte kopshti privat i Edi Ramës sepse në grazhdin e AKSHI-t bënte kërdinë baxhanaku Fangu. Fangu fitonte me dhjetëra e dhjetëra tendera. Se në fakt, në përcaktimin e fituesve të tenderave në AKSHI, ishte sipas Gerond Meçes, edhe vetë zonja Linda. Në fakt kjo ishte drejtoria e familjes.

A e dini ju sa janë thirrur në SPAK nga kjo drejtori? 25 vetë. E keni harruar ju fatin e Danielit, a ju kujtohet ju fati i Danielit, Daniel Shima a u thotë ndonjë gjë ju? Daniel Shima sapo doli Lubia biss, Lubia numër dy nga Skapi, shkoi në zyrë dhe e shkarkoi. E shkarkoi dhe pas disa javës, uniforma me policë, e rrethojnë, e grabisin. Fati dhe Zoti i dha atij mundësi të çojë një mesazh: po më marrin peng. Dhe banda e Elbasanit ku e çuan e rrahu gjithë natën, por nuk e vrau. Ai është në shtëpi, ka dy muaj që e ka mbyllur dhe nuk del nga dhoma. Nuk del nga dhoma Danieli i AKSHI-t. E patë ju Lubinë biss se si doli," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha mirlinda karçanaj seance plenare 4 dhjetor 2025

Sondazh

Poll