Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një piceri tek kompleksi Delijorgji, 2 persona të plagosur (PAMJET)

Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një supermarket tek pallatet Delijorgji. Si pasojë e shpërthimit, raportohet se ka persona të plagosur. 

4 Dhjetor 2025, 11:13 Nga E. D
Shpërthen bombola e gazit në një piceri tek kompleksi Delijorgji,
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri tek kompleksi Delijorgji. Si pasojë e shpërthimit, raportohet se ka 2 persona të plagosur. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në picerinë pranë pallateve Deliorgji. Ndërkohë që policia dhe ambulanca ka shkuar në vendngjarje.


Siç shihet edhe nga pamjet e sigurara nga Dosja.al shpërthimi ka qenë tejet i fuqishëm, duke dëmtuar të gjithë fasadën e jashtme të subjektit. Ndërkohë edhe një pjesë e fasadës së një biznesi aty pranë është dëmtuar.

 


Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 11:20, në Rrugën e Kavajës, te kompleksi “Delijorgji”, në një ambient aktualisht jofunksional, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi. Si pasojë janë dëmtuar pronari i ambientit, shtetasi B. D., rreth 40 vjeç, dhe punonjësi i tij, shtetasi K. B., rreth 28 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./Dosja.al

shpërthen bombola e gazit

Sondazh

Poll