Politike

"Po mashtron kur flet"/ Berisha flet për takimet e Salianjit: Axhendë personale, ta vazhdojë sa të ketë qejf

Berisha tha se Salianji është anëtar kryesie dhe nuk ka shtruar asnjë nga problemet e zonës që i janë ngarkuar për analizë.

4 Dhjetor 2025, 11:15 Nga Dosja.al
"Po mashtron kur flet"/ Berisha flet për takimet e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar takimin e Ervin Salianjit me strukturat e degës së PD në Durrës. Duke folur para gazetarëve, Berisdha e ka cilësuar këtë takim si një agjendë personale të demokratit.

Berisha tha se Salianji është anëtar kryesie dhe nuk ka shtruar asnjë nga problemet e zonës që i janë ngarkuar për analizë. Në fund ai tha se nuk ka mashtrim më të madh nga ana e Salianjit, kur thotë se zëri i militantit demokrat nuk dëgjohet.

"Është një anëtar kryesie që në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme. Do të ketë një agjendë personale. Sa ishte salla, atë e di unë. I falënderoj grupet e punës që nuk ju mashtruan nga një takim me agjendë private. Të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet nuk ka mashtrim më të madh. Para jush, militanti demokrat ka votuar sa kurrë në ekzistencën e tij. Të ndjekësh një agjendë personale është një zgjedhje që unë nuk kam kundërshti. Ai po ndjek një agjendë personale dhe kaq. I përgëzoj demokratët e Durrësit që e braktisën. Ata ishin një grup të pakënaqurish sepse nuk u futën në listat për deputetë. Kishte të tjerë që punuan për PS-në dhe kanë frikë për analizën që u bë. Prandaj duhet analiza në parti, sepse ata që i kanë tradhtuar militantët, sigurisht që do japin hesapin para strukturave. Ata që morën pushimet turistike në fushatë. Do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjithë strukturat," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll