Politike

"Ne flasim për standarde, ju për kallëzime dhe..."/ Lamallari-opozitës: Shqiptarët e shohin se si të hënave shënjestrohen prokurorët e SPAK

Gjatë fjalës së tij, ai tha se shqiptarët e shohin shumë mirë se si të hënave shënjestrohen prokurorët e SPAK dhe ngryset java me eurfori kur subjekte hetimi janë kundërshtarë politikë

4 Dhjetor 2025, 11:02 Nga E. D
"Ne flasim për standarde, ju për kallëzime dhe..."/
Besford Lamallari

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besford Lamallari, duke folur nga Kuvendi deklaroi se Reforma në Drejtësi është një nga pikat kyçe që ndikoi në procesin e shpejtë të integrimit në BE. Gjatë fjalës së tij, ai tha se shqiptarët e shohin shumë mirë se si të hënave shënjestrohen prokurorët e SPAK dhe ngryset java me eurfori kur subjekte hetimi janë kundërshtarë politikë.\

“Reforma ka një rol të veçantë në të ardhmen e afërt të një vendi shpejt europian. Sot “Shqipëria si gjithë Europa” nuk është më thirrje utopike pas kolapsit të komunizmit. Një vend kandidat me të gjithë kapitujt e hapura tashmë, është edhe arritje e Reformës në Drejtësi. Ishte PS ajo që ideoi dhe mbështeti vënien në praktikë të reformës, dhe shqiptarët e dinë shumë mirë kush kërkon asgjësimin e SPAK dhe kush kundërshtoi Reformën.

PS dhe kjo qeveri është e vendosur të mbështesë me çdo kusht konsolidimin e saj. Shqiptarët e shohin shumë mirë se si të hënave shënjestrohen prokurorët e SPAK dhe ngryset java me eurfori kur subjekte hetimi janë kundërshtarë politikë. Ne flasim për standarde, ju për kallëzime dhe të pandehur kur këta i keni në ballin tuaj. Rotacioni politik vendoset me votë jo me vendime gjykatash”, tha Lamallari./Dosja.al

besford lamallari

Sondazh

Poll