Politike

"Nuk është në konakun e vet në Librazhd"/ Erald Kapri i kthehet Ballës: Do dal pse u shkarkua si Ministër

Ndërkohë që ka shtuar se Balla është i vetmi Ministër që ditën e vetë më të lumtur e ka pasur kur u shkarkua nga detyra. 

4 Dhjetor 2025, 11:00 Nga I.A
"Nuk është në konakun e vet në Librazhd"/ Erald
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri i ka tërhequr vëmendje Taulant Ballës, në mënyrën se si flet në Kuvend. Gjatë fjalës së tij, Kapri u shpreh se minimumi që Balla duhet të bëj është që të flasë me etikë.

Ndërkohë që ka shtuar se Balla është i vetmi Ministër që ditën e vetë më të lumtur e ka pasur kur u shkarkua nga detyra.

“Nuk është në konakun e vet në Bërzesht të Librazhdit. Kur flet minimalisht të ketë etikë. Ndoshta është i vetmi ministër apo ish ministër kur ditën e vet e ka më të lumtur kur u shkarkuar sepse do të dalë përse u shkarkua. Më gjeni një vend të Europës ku kryeministri shkon njëherë një 3 apo 6 muaj në Kuvend. Kryeministri duhet të pyesë vetën ku ka një vend në botë që nuk reagon për një rast të tillë. Po përballemi me një puç Kushtetuese, po tentohet me çdo mjet për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe më pas SPAK”, tha ai./Dosja.al

erald kapri taulant balla seance plenare 4 dhjetor 2025

Sondazh

Poll