Politike

"Kjo qeveri është e zhytur në skandale"/ Topalli: Timonieri ka humbur drejtimin

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli theksoi se në Shqipëri po drejtohet një qeveri që është si anije që ka marrë ujë dhe timonieri ka humbur drejtimin. 

4 Dhjetor 2025, 10:52 Nga I.A
"Kjo qeveri është e zhytur në skandale"/
Jozefina Topalli

TIRANË- Deputetja demokrate Jozefina Topalli ka deklaruar se qeveria shqiptare është e zhytur në skandale. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Topalli theksoi se në Shqipëri po drejtohet një qeveri që është si anije që ka marrë ujë dhe timonieri ka humbur drejtimin. 

“Zoti kryetar, në kushte normale do të thoja se në rendin e ditës mund të futen 20 pika; është normale. Por kjo sot ka kaluar në vend të dytë, ose edhe më poshtë. Kjo qeveri është e zhytur kokë e këmbë në skandale. Tre çereku i qeverisë që keni këtu është i zhytur në skandal. Drejtoni një qeveri që është si një anije që ka marrë ujë dhe timonieri e ka humbur drejtimin – dhe timonieri është kryeministri. Ndaj kërkojmë të jeni të përgjegjshëm për situatën në të cilën ndodhemi, pasi nuk keni më mazhorancë. Nuk është përmbysur si disa qytete nga uji, por nga pesha e jashtëzakonshme e korrupsionit të këtij pushteti," tha ajo./Dosja.al

jozefina topalli

Sondazh

Poll