Politike

"Duhet të jepni llogari"/ Shehaj-mazhorancës: Rama po i shmanget interpelancës! Ju thatë se shpëtuat kur u arrestua Veliaj, por...

Duke folur në Kuvend, Shehaj nënvizoi se nuk bëhet fjalë për çështje të përveçme, por ka ardhur koha që mazhoranca të japë llogari.

4 Dhjetor 2025, 10:44 Nga E. D
"Duhet të jepni llogari"/ Shehaj-mazhorancës: Rama po i
Agron Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë Mundësi, Agron Shehaj deklaroi se prej dy muajsh ka kërkuar interpelancë me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe asnjëherë nuk u mor parasysh. Duke folur në Kuvend, Shehaj nënvizoi se nuk bëhet fjalë për çështje të përveçme, por ka ardhur koha që mazhoranca të japë llogari. Shehaj u tha më tej socialistëve se menduan se shpëtuan kur u arrestua Veliaj, por për PS nuk mbaroi aty. 

“Nuk e di, zoti kryetar, se si do ta zgjidhim këtë problem të mohimit të interpelancës. Kam 2 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku, por tani ajo nuk është më ministre. I shpëtoi interpelancës, por përfundoi edhe më keq, sepse tani kam interpelancë me kryeministrin. Unë e kuptoj që doni të shmangni përgjegjësinë, por nuk shpëtoni dot.

Ju thatë se shpëtuat kur u arrestua Veliaj, por nuk mbaroi aty; shkuat te Balluku dhe tani po shkon tek Mirlinda. Nuk ka më – duhet të jepni llogari. Rama çdo ditë kërcënon me broçkulla. Tani ka nisur edhe ministri i drejtësisë me postime, duke folur për ndarje pushtetesh. Kujtohet që ka bërë një takim me një ministër italian para 2 muajsh. Ju ka ardhur fundi”, tha Shehaj ndër të tjera./Dosja.al

agron shehaj

Sondazh

Poll