Politike

PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për çështjen Balluku/ Peleshi e refuzon: Çështja është në Gjykatën Kushtetuese

Peleshi theksoi se çështja është aktualisht në Kushtetuese dhe duhet të pritet vendimi i saj. 

4 Dhjetor 2025, 10:23 Nga E. D
PD kërkoi interpelancë urgjente me Ramën për
Niko Peleshi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi deklaroi në nisje të seancës plenare se nuk ka pranuar kërkesën e Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama për çështjen e Belinda Ballukut. Peleshi theksoi se çështja është aktualisht në Kushtetuese dhe duhet të pritet vendimi i saj. 

“Kërkesa nuk duhet pranuar, sepse çështja është nën hetim në Gjykatën Kushtetuese. Çdo përpjekje për të nxjerrë një vendim politik, para se të jepet vendimi kushtetues mund të ndikojë te ligji. Argumentet i kam parashtruar në shkresën e paraqitur më herët”, tha Peleshi./Dosja.al

niko peleshi pd gazment bardhi

Sondazh

Poll