Politike

Takimi i Salianjit me Alimehmetin/ Korreshi: Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, tani…

Ndërkohë, Xhelal Mziu u shpreh se çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie.

4 Dhjetor 2025, 10:14 Nga E. D

Takimi i Salianjit me Alimehmetin/ Korreshi: Kam pirë 100 herë kafe me

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike janë pyetur para nisjes së seancës plenare në lidhje me takimet e Ervin Salianji. Deputeti Tritan Shehu tha për gazetarët se nuk komenton zgjedhjet personale të çdo njeriu. Ndërsa Saimir Korreshi deklaroi se takon çdo demokrat, pavarësisht nga emri dhe mbiemri.

"Unë takoj çdo demokrat, pavarësisht nga emri dhe mbiemri. Unë kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, tani nuk e pres unë edhe njëherë", tha Korreshi.

Ndërkohë, Xhelal Mziu u shpreh se çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie.

Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kundër kësaj qeverie”, tha Xhelal Mziu. 

Ndërsa Agron Gjekmarkaj nuk pranoi të flasë për gazetarët, duke i thënë ditë të mbarë./Dosja.al

partia demokratike

Sondazh

Poll