Aktualitet

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu/ Policia jep detaje: Konflikti nisi në dhomat e zhveshjes, një futbollist i plagosur! Nis procedimi për tre të tjerë

Blutë sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, mes futbollisteve të Ilirisë dhe ekipit kundershtar të Skenderbeut, ku ka mbetur i dëmtuar një futbollist.

4 Dhjetor 2025, 09:47 Nga E. D
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu/ Policia jep detaje: Konflikti
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me sherrin e ndodhur para ndeshjes Iliria – Skënderbeu, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Blutë sqarojnë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e zhveshjes, mes futbollisteve të Ilirisë dhe ekipit kundershtar të Skenderbeut, ku ka mbetur i dëmtuar një futbollist. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për tre futbollistë të tjerë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S., B. S. dhe J. S., të tre futbollistë, pasi dje, përpara fillimit të ndeshjes së futbollit “Iliria-Skënderbeu”, dyshohet se janë konfliktuar në dhomat e zhveshjes, me futbollistët e ekipit kundërshtar. Si pasojë është dëmtuar lehtë, futbollisti, shtetasi S. N./Dosja.al

policia e tiranes

Sondazh

Poll