Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit.

4 Dhjetor 2025, 07:15 Nga E. D
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit.

Gjatë ditë reshjet e shiut pritet të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, e lokalisht në veriperëndim dhe jug të vendit reshje shiu me intensitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore me intensitet të ulët.

Era me drejtim nga kuadrati lindjes me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-4 ballë./Dosja.al

parashikimi i motit

Sondazh

Poll