Aktualitet

Atentati mafioz ndaj biznesmenit Mondi Hyka në Elbasan! Publikohet VIDEO e vrasjes, autori afrohet tek "Range Rover" i viktimës dhe derdh breshëri plumbash mbi të

Videoja e siguruar nga Dosja.al, tregon autorin teksa afrohet i vetëm drejt automjetit të viktimës dhe hap zjarr disa herë në drejtimin e tij. Personi i armatosur shfaqet me kapuç në kokë, duke u përpjekur të shmangë identifikimin nga kamerat e sigurisë.

3 Dhjetor 2025, 20:37 Nga M.L
Atentati mafioz ndaj biznesmenit Mondi Hyka në Elbasan! Publikohet VIDEO e
Atentati

ELBASAN- Është bërë publike pamja filmike e momentit kur u ekzekutua biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, mbrëmjen e së dielës në Elbasan.

Videoja e siguruar nga Dosja.al, tregon autorin teksa afrohet i vetëm drejt automjetit të viktimës dhe hap zjarr disa herë në drejtimin e tij. Personi i armatosur shfaqet me kapuç në kokë, duke u përpjekur të shmangë identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Atentatori, pasi është siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, është larguar i shoqëruar me të tjerë persona me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

mondi mëhalla alias edmond hyka atentati ne elbasan

Sondazh

Poll