Takimi me strukturat e PD! Salianji nga Durrësi: Shqipëria po plaçkitet dhe shpopullohet, gjithçka komandohet nga një dorë e vetme
Salianji falënderoi demokratët për kontributin e tyre dhe sakrificat ndaj autokracisë, duke theksuar se deri tani nuk kanë kërkuar asgjë tjetër veç vëmendjes dhe mundësisë për të ndarë shqetësimet e tyre.
DURRËS- Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji foli për situatën kritike në vend, duke theksuar se Shqipëria nuk po qeveriset, por po plaçkitet, po shpopullohet dhe infrastruktura është në gjendje të mjerueshme. Salianji përmendi rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke nënvizuar se vendi komandohet nga një dorë e vetme.
Salianji falënderoi demokratët për kontributin e tyre dhe sakrificat ndaj autokracisë, duke theksuar se deri tani nuk kanë kërkuar asgjë tjetër veç vëmendjes dhe mundësisë për të ndarë shqetësimet e tyre. Ai shtoi se thirrjet e demokratëve dhe të qytetarëve nuk duhet relativizuar apo injoruar, duke theksuar nevojën që PD të përgatitet për të udhëhequr ndryshimin që gjithë vendi po pret.
Ish-deputeti foli edhe për zhgënjimin dhe lodhjen e demokratëve, mungesën e përgjegjësisë pas zgjedhjeve dhe nevojën për të thënë të vërtetat pa frikë, duke rikthyer shpresën dhe lidhjen me qytetarët.
"Sot Shqipëria nuk po qeveriset por po plaçkitet. Shqipëria po shpopullohet dhe po plaket. Gjelbërimi, rrugët janë si në mesjetë. Si në rastin e marrjes së pandehur të Ballukut tregon se çdo në Shqipëri komandohet nga një dorë e vetme. Kemi një njeri që nuk skuqet dhe nuk zverdhet.
Ky është një moment i rëndësishëm ku çdo fjalë ka peshë dhe çdo diskutim krijon një valë për PD. Keni dhënë kontribut për PD-në, duke u përballur me një autokraci që kontrollon gjithçka dhe në këmbin nuk keni kërkuar asgjë përveç vëmendjes mungesës.
Sot jemi këtu sepse demokratët janë duke thirrur. Shqipëria është duke thirrur. Dhe thirrjet e tyre as nuk duhet zbukuruar dhe as nuk duhet relativizur. PD duhet të përgatitet që të udhëheqë ndryshimin që të gjithë po presin. Dhe ky ndryshim po fillon nga kjo sallë që po fillon. Nga kjo energji që është e pashtershme, por nuk i jepet mundësia për arsye që gjithsecili prej jush i di.
Na kanë gryer shpirtin, e di zhgënjimin, harresën dhe i di problemet nga listat e mbyllura. Kam reaguar dhe nga burgu. I di një pjesë të aleatëve pa peshë. Largimin nga realiteti i njerëzve. Mungesën e shpresës, mosdhënien e llogarisë dhe mosmbajtjen e takimeve e 7 muaj pas zgjedhjeve, dhe asnjë përgjegjësi.
E ndiej dhimbjen e militantëve, që lufton por nuk dëgjohet. Demokratë janë lodhur, dhe kjo është vërteta he ne nuk duhet të ketë frikë që ti themi të vërtetat ashtu siç janë”, tha Salianji./ Dosja.al
Sondazh
Salianji pas takimit me strukturat e PD në Durrës: 'Foltorja' i shërben Partisë Demokratike dhe jo interesave personale
Ervin Salianji DURRËS- Pas zhvillimit të Foltores në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji bëri me dije se qëllimi i k&eum...
"Edi Rama dhe PS nuk zhvillojnë zgjedhje të lira", Salianji nga Durrësi: Do të na urrejë cdo demokrat nëse nuk i përgjigjemi shqetësimeve të tyre
Ervin Salianji DURRËS- Gjatë një takimi me strukturat e PD-së, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi se pritshmëritë e shq...
Takimi me strukturat në Durrës! Salianji: Demokratët janë heronjtë e PD, koha për ndryshim ka ardhur
Ervin Salianji DURRËS- Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, ish-deputeti Ervin Salianji theksoi...
Salianji takim me strukturat e PD në Durrës! Alimehmeti: Ta heqim këtë qeveri sa më shpejt! Këtë mund ta bëjmë vetëm ne
Ilir Alimehmeti: DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka deklaruar se opozita është e vetmja, që mun...
Salianji takim me strukturat e PD/ Ndrec Pjetri: Prej 11 majit, jemi bërë si zogjtë e korbit, salla plot na jep shpresë…
Foto ilustruse DURRËS- Kandidati më i votuar i PD-së në listat e hapura të Durrësit, Ndrec Pjetri ka deklaruar se&n...
Ervin Salianji para takimit me strukturat e PD në Durrës: Politikanët e PD duhet të jenë afër njerëzve, fuqizimi dhe ringritja e partisë e rëndësishme
Ervin Salianji DURRËS- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar se është e rëndësishmë q&eum...
BIRN: Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”
Komisioni i ekonomise Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komi...
Nga ministria e Arsimit te Agjencia e Bregdetit! Rama bën sërish ndryshime në Qeveri, ja kush u emërua
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria ka shpallur ndryshime të rëndësishme në disa poste drejtuesish, sipas njoftimit të fundit nga...
Salianji nis takimet me strukturat e PD në Durrës! Krah tij drejtuesit dhe figurat e degës së Durrësit, ja kush pritet të marrë pjesë
Ervin Salianji DURRËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, do të zhvillojë sot një takim me strukturat e PD-së n&...
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas më shumë se 3 orësh! Drejtoresha e AKSH-it u pyet për tendera miliona euro
Foto ilustruse TIRANË- Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pas më shumë se tre or&e...

