3 Dhjetor 2025, 18:26
Nga M.L
Foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në Pianello Vallesina, një fshat i vogël në Monte Roberto, provinca e Ankonës, ku një grua 49-vjeçare, me origjinë maqedonase, është gjetur e vdekur në banesën e saj. Viktima është identifikuar si Sadjide Muslija.
Sipas raportimeve fillestare të mediave italiane, ajo dyshohet se është rrahur për vdekje nga bashkëshorti i saj, Nazif Muslija, 50 vjeç, i cili aktualisht është i shpallur në kërkim.
Sipas mediave italiane, Muslija kishte një histori të gjatë dhune ndaj gruas së tij. Ai ishte arrestuar më parë në prill pas një sulmi tjetër, gjatë të cilit kishte thyer derën e dhomës së gjumit me një sëpatë, kishte kërcënuar gruan dhe i kishte thyer telefonin celular, duke i thënë: "Do të të vras sonte". Pas këtij incidenti, viktima ishte strehuar në shtëpinë e fqinjëve.
Në korrik, Nazif Muslija kishte rënë dakord për një marrëveshje pranimi fajësie dhe çifti kishte rikthyer bashkëjetesën, megjithë historikun e dhunës. Viktima kishte deklaruar më parë se i ishte nënshtruar dhunës fizike nga bashkëshorti i saj për dy vite me radhë.
Sipas mediave italiane, punëdhënësi i Sadjides raportoi mungesën e saj në punë këtë mëngjes, çka nxiti ndërhyrjen e karabinierëve. Kur shkuan në banesë, ata e gjetën gruan të pajetë, shtrirë në shtrat dhe me shenja të dukshme dhune.
Policia ka shpallur në kërkim bashkëshortin, i dyshuar për femicid. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar kapjen e autorit./ Dosja.al
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Gazetari, Klodian Tomorri ka deklaruar se deputetët e PD-së propozuan sot në Komisionin Parlamentar të...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:46
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një 41-vjeçar nga Durrësi është plagosur me thikë gjatë një konflikti me nj&eum...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:20
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Qerret të Katundit të Ri, Durrës, ku një i ri ë...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:16
M.L
Foto ilustruese
DURRËS- Një sherr mes dy personave në Qerret ka përfunduar me plagosjen e një 20-vjeçari, pasi konflik...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 17:07
M.L
SPAK
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka vendosur sekuestro mbi disa pasuri të paluajtshme dhe një automjet që i përkasin Nikol...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 16:00
M.L
Foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident rrugor është regjistruar sot në daljet e qytetit të Koplikut, ku katër person...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 14:56
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë, pasi kultivonin marijuanë në një depo të boshatisur...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 14:52
I.A
Aurel Zarka
Cilësimi i gabuar nga ana e SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për mënyr&e...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 14:28
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Emri i personit, i cili do të mbajë statusin e Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të H...
Aktualitet
3 Dhjetor 2025, 14:02
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një 26-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prej katër vitesh është arrestuar sot ...