Aktualitet

Interesin e kujt mbron ministria e Financave?, Klodian Tomorri: Lista e atyre që përfitojnë mbi 50 mijë euro falje taksash nuk bëhet publike, kjo histori përsëritet sa herë ka korrupsion

ërmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tomorri tha se zëvendësministri i Financave u përgjigj se nuk mund t'i bëjë publike, pasi janë të dhëna publike.

3 Dhjetor 2025, 17:33 Nga E.d
Interesin e kujt mbron ministria e Financave?, Klodian Tomorri: Lista
Foto ilustruse

TIRANË- Gazetari, Klodian Tomorri ka deklaruar se deputetët e PD-së propozuan sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë një amendament brenda ligjit të faljes. Ai tha se kjo detyronte qeverinë të bënte publike listën e atyre, që përfitojnë më shumë se 50 mijë euro falje taksash. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tomorri tha se zëvendësministri i Financave u përgjigj se nuk mund t'i bëjë publike, pasi janë të dhëna publike.

Në lidhje me këtë Tomorri tha se po falen vjedhjet, paratë e qytetareve, e të sëmureve,  e fermerëve, e pensionistëve, ndërsa Ministria e Financave thotë se është e dhënë sensitive. Gazetari tha se lista e përfituesve të mëdhenj nuk publikohet, pasi ata janë porositësit e ligjit. Ai tha se publikohet çdo transaksion thesari, shumat, përfituesit, ndërsa tha se lista e përfituesve nga falja e taksave shitet si e "dhënë sensitive.".

Ai tha se po të dalë lista, do dalë edhe arsyeja se përse dhe për kë po bëhet falja. Në fund, Tomorri tha se sa herë që ka korrupsion del gjithmon,  historia e të dhënave sensitive, konfidencialiteti dhe mbrojtja e privacisë.

Reagimi i Klodian Tomorrit

Interesin e kujt mbron ministria e Financave? Deputetet e Partisë Demokratike propozuan sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë një amendament brenda ligjit të faljes, i cili detyronte qeverinë të bënte publike listën e atyre që përfitojnë më shumë se 50 mijë euro falje taksash. E dini si u pergjigj zevendesministri i Financave? Nuk mund ta bëjmë publike se janë të dhëna sensitive. Këta nuk kanë as turp të bëhen budallenj. Madje e bëjnë këtë punë me qejf të madh. Ça sensitiviteti ka këtu? Këtyre po u falet vjedhja, po u falen paratë e qytetarëve, paratë e të sëmurëve, paratë e fermerëve, paratë e pensionistëve, ministria e Financave thotë është e dhënë sensitive.


Ne publikojmë çdo transaksion thesari; publikojmë shumën, publikojmë përfituesin, publikojmë motivin pse behet pagesa. Por lista e përfituesve nga falja e taksave qenka e dhënë sensitive. Ça është kjo tani? Ore falni paratë tuaja po të doni dhe mos ja tregoni gruas, vëllait, babait, quheni sensitive, quajeni ca të doni. Por këtu nuk po falni paratë e shtepive tuaja, që e fshihni. Tani, e dini pse nuk e publikojnë listën e përfituesve të mëdhenj këta? Është shumë e thjesht. Sepse ata janë porositesit e ligjit. Po të dalë lista, do dalë edhe arsyeja se përse dhe për kë po bëhet falja. Kaq e thjesht është. Ky është korrupsion. Sa herë që ka korrupsion del gjithmone kjo historia e të dhënave sensitive, konfidencialiteti, mbrojtja e privacisë etj etj. Kështu u bë me Covidin, kjo punë u bë tek IT-ja, kjo punë po bëhet andej nga mbrojtja. Dhe këto janë të gjitha korrupsion./Dosja.al

klodian tomorri lista pd

Sondazh

Poll