Aktualitet

Ngjarja në Durrës! Policia NJOFTIM ZYRTAR: Konflikti agravoi në përdorimin e thikës! Plagosi me mjet prerës 41-vjeçarin, shpallet në kërkim një person

Sipas informacioneve, shtetasi E. S. dyshohet se ka përdorur një mjet prerës për të sulmuar H. Sh., i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe jashtë rrezikut për jetën.

3 Dhjetor 2025, 17:46 Nga M.L
Ngjarja në Durrës! Policia NJOFTIM ZYRTAR: Konflikti agravoi në
Foto ilustruese

DURRËS- Një 41-vjeçar nga Durrësi është plagosur me thikë gjatë një konflikti me një tjetër person në fshatin Qerret. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50, dhe policia ka shpallur në kërkim autorin, ndërsa po vijon ndjekja për kapjen e tij.

Sipas informacioneve, shtetasi E. S. dyshohet se ka përdorur një mjet prerës për të sulmuar H. Sh., i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit po punojnë intensivisht për arrestimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Durrës

U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

plagosje me thike ne durres

Sondazh

Poll