Aktualitet

Zgjedhja e Drejtorit të ri të BKH/ KLP do të mblidhet për të votuar ose jo propozimin e SPAK më...

Në kuadër të kësaj, mbledhja e KLP-së do të zhvillohet më datë 9 dhjetor në orën 11:00.

3 Dhjetor 2025, 14:28 Nga E.d
Zgjedhja e Drejtorit të ri të BKH/ KLP do të mblidhet për
Foto ilustruse

TIRANË- Emri i personit, i cili do të mbajë statusin e Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, do të mësohet javën tjetër. Bazuar në procedurën e garës, këto ditë emri i tij duhet të kalojë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për votim. Në kuadër të kësaj, mbledhja e KLP-së do të zhvillohet më datë 9 dhjetor në orën 11:00.

Kjo mbledhje do të bëhet për Drejtorin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku KLP do të votojë nëse do ta pranojë apo jo emrin e propozuar nga SPAK. Emri i propozuar nga SPAK është Joni Keta, i cili doli fitues në garën me 7 kandidatët e tjerë. Mandati i Drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit është 5-vjeçar.

Joni Keta aktualisht mban postin e zv.drejtuesit të BKH-së. Ai ishte në garë për postin e drejtuesit mes gjashtë kandidaturave të tjera që ishin Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano./Dosja.al

joni keta bkh spak

Sondazh

Poll