Aktualitet

Sipërfaqe toke dhe apartamente/ Konfiskohen 9 pasuri të përfituara nga veprimtari kriminale në Lezhë! Në dy muaj 29 asete të sekuestruara

Pasuritë, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33 815 m².

3 Dhjetor 2025, 13:46 Nga E. D
Sipërfaqe toke dhe apartamente/ Konfiskohen 9 pasuri të
Prokuroria e Lezhës

LEZHË- Nëntë pasuri janë konfiskuar në Lezhë, pasi dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale. Bëhet me dije se gjatë 2 muajve të fundit janë sekuestruar në qarkun Lezhë, 29 pasuri me sipërfaqe totale rreth 132 322 m².

Konkretisht, pasuritë, 7 sipërfaqe toke dhe 2 apartamente, ndodhen në Shëngjin, Ishull Shëngjin dhe në Ishull Lezhë dhe kanë sipërfaqe totale 33 815 m². Gjithashtu nuk jepen detaje të hollësishme se kujt i përkasin këto pasuri të paligjshme të konfiskuara me vendim të formës së prerë të Apelit të GJKKO-së.

“Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, për gjurmimin e aseteve kriminale, si dhe në zbatim të vendimit të GjKKO-së, të lënë në fuqi nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan 9 pasuri të paluajtshme të përfituara nga veprimtari kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar./Dosja.al

lezhe

Sondazh

Poll