Aktualitet

Dhunuan të riun pas një konflikti për motive të dobëta, nis hetimi për dy autorët

I plagosuri është dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

3 Dhjetor 2025, 13:21 Nga E.d
Dhunuan të riun pas një konflikti për motive të dobëta,
Foto ilustruse

MIRDITË- Një debat, i cili më pas ka agravuar në përdorimin e dhunës fizike ka ndodhur në Kurbin. Një 29-vjeçar banues në fshatin Fushë Milot dhe një 30-vjeçar banues në fshatin Rubik, kanë dhunuar një 30-vjeçar. Sipas njoftimit të policisë, sherri mes tre personave dyshohet se ka nisur, pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Pasi ka marrë asistencë mjekësore, 30-vjeçari është larguar drejt banesës së tij. Ndërkohë që mbi dy personat e tjerë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në fshatin Fushë Milot, dhe N. N., 30 vjeç, banues në fshatin Rubik, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shtetasin M. K., 30 vjeç, i cili, pasi mori asistencë mjekësore, u largua në banesë. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë Lezhë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

kurbin dhunë

Sondazh

Poll