Aktualitet

Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës/ ZBARDHET ngjarja! Babë e bir autorët e dyshuar, njëri në pranga tjetri në kërkim (EMRAT)

Blutë sqarojnë se dy persona, babë e bir, Xheme Mena dhe Misin Mena dyshohet se janë autorët. Sipas njoftimit, në pranga është vënë babai, ndërsa djali është shpallur në kërkim.

3 Dhjetor 2025, 13:24 Nga E. D
Të shtënat me armë ndaj biznesit në Kukës/ ZBARDHET
pamje nga vendngjarja

KUKËS- Policia e Kukësit ka zbardhur dinamikën e ngjarjen së ndodhur më 27 nëntor, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi. Blutë sqarojnë se dy persona, babë e bir, Xheme Mena dhe Misin Mena dyshohet se janë autorët. Sipas njoftimit, në pranga është vënë babai, ndërsa djali është shpallur në kërkim.

Gjithashtu është sekuestruar automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale. Babë e bir akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas të fshatit Mamëz, Kukës, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një biznesi. Identifikohen 2 autorët e dyshuar (babë e bir). Kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët, shpallet në kërkim djali i tij. Sekuestrohet automjeti i dyshuar me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i hetimeve të thelluara me metoda proaktive, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur në lagjen Drinas, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan operacionin policor të koduar “Drinas”.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”, u bë kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasit Xh. M., 59 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi M. M., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Këta shtetas, më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dyqanit në pronësi të shtetasit T. O., duke dëmtuar fasadën me xham të dyqanit. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, i cili nuk u gjet në banesë gjatë operacionit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

xheme mena misin mena

Sondazh

Poll