Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 67-vjeçarin, arrestohet Inspektori i policisë në Korçë

Në panga u vu inspektori i policisë në Komisariatin e Policisë Maliq.

3 Dhjetor 2025, 13:08 Nga E.d
Aksidentoi për vdekje 67-vjeçarin, arrestohet Inspektori i
Foto Ilustruese

KORÇË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ditën e sotme autorin e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Maliq, nga i cili humbi jetën një 67-vjeçar. Në panga u vu inspektori i policisë në Komisariatin e Policisë Maliq. Mbi të rëndojn akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. Q., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, në Komisariatin e Policisë Maliq, pranë DVP Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.

Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij (gjatë shërbimit) në aksin rrugor Maliq - Lozhan, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë./Dosja.al

maliq policia aksident

Sondazh

Poll