Aktualitet

U nxor me forcë nga makina dhe u dhunua me shkop bejsbolli/ Dëshmia e 35-vjeçarit: autorët s’i njoh, ishin të maskuar

Bëhet me dije se policia e Lezhës ka identifikuar autorin e dyshuar për dhunën ndaj 35-vjeçarit. Petrit Paloka u nxorr me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas u godit me shkop bejsbolli, duke marrë lëndime të rënda.

3 Dhjetor 2025, 11:53 Nga E. D
U nxor me forcë nga makina dhe u dhunua me shkop bejsbolli/ Dëshmia e
foto ilustruese

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku 35-vjeçari Petrit Paloka u dhunua nga disa persona. Bëhet me dije se policia e Lezhës ka identifikuar autorin e dyshuar për dhunën ndaj 35-vjeçarit. Petrit Paloka u nxorr me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas u godit me shkop bejsbolli, duke marrë lëndime të rënda.

Konkretisht i riu ka marrë plagë të mëdha në trup, sidomos në këmbë, ku njëra prej tyre ishte thyer.  Pasi u dërgua në spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, 35-vjeçari u transportua drejt spitalit të Traumës, për ndihmë më të specializuar. Para bluve, Petrit Paloka ka deklaruar se nuk i ka njohur dhunuesit.

“Nuk kam njohur personat që më dhunuan, pasi ishin të maskuar”, mësohet të jetë shprehur i riu para oficerëve të policisë.

Sakaq, policia ka kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa i riu aktualisht është në spitalin e Traumës./Dosja.al

petrit paloka

Sondazh

Poll