Aktualitet

Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi rrugor Kakavijë–Janinë. Lejohet vetëm kalimi i automjeteve që do të kenë emergjenca shëndetësore

Bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

3 Dhjetor 2025, 11:47 Nga E. D
Protesta e fermerëve grekë/ Bllokohet aksi rrugor
foto ilustruese

KAKAVIJË- Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Bëhet me dije se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Sakaq, Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

policia kufitare kakavijë

Sondazh

Poll