Aktualitet

Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan/ Arrestohet një tjetër i dyshuar! 29-vjeçari dyshohet se ka qenë ekzekutor (EMRI)

Bëhet me dije se 29-vjeçari i identifikuar si Nevzat Spaho është arrestuar në Prrenjas dhe njihet si person me precedentë penalë. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se Spaho ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e biznesmenit.

3 Dhjetor 2025, 09:10 Nga E. D
Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan/ Arrestohet një
Viktima, Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla

ELBASAN- Një person tjetër është arrestuar nga policia lidhur me ekzekutimin e biznesmenit në Elbasan, Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 30 nëntorit. 

Bëhet me dije se 29-vjeçari i identifikuar si Nevzat Spaho është arrestuar në Prrenjas dhe njihet si person me precedentë penalë. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se Spaho ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e biznesmenit.

Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Gjithashtu automjeti i përdorur nga ekzekutuesit dyshohet të ketë qenë një Audi me ngjyrë të zezë, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Elbasan–Librazhd.

Atentatorët pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë larguar me Audin e zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

nevzat spaho edmond hyka alias mondi mëhalla

Sondazh

Poll