Aktualitet

Çfarë ndodhi në Lezhë? I riu dhunohet rëndë, nxirret nga mjeti dhe goditet me sende të forta! Dërgohet me urgjencë te Trauma

Personi në fjalë është nxjerrë me forcë nga mjeti me të cilin po udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.

2 Dhjetor 2025, 19:49 Nga E. D
Çfarë ndodhi në Lezhë? I riu dhunohet rëndë,
foto ilustruese

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, në afërsi të një pike karburanti, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë. Mësohet se një person është dhunuar rëndë nga disa persona të tjerë. Personi në fjalë është nxjerrë me forcë nga mjeti me të cilin po udhëtonte dhe më pas është goditur me mjete të forta nga autorët.

Pas ngjarjes 35-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së tij të rënduar. Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjithashtu po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 17:40, në vendin e quajtur pranë “Kryqëzimit të Rrilës”, Lezhë, disa shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me mjete të forta shtetasin P. P., rreth 35 vjeç. Ky shtetas është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes./Dosja.al

lezhe tarauma

Sondazh

Poll