Aktualitet

Hyri me forcë në shtëpinë e ministries belge/ Dënohet me një vit burg dhe 1600 euro gjobë shqiptari në Belgjikë

Ai u dënua nga drejtësia belge, pasi me datën 7 janar të vitit 2023, ka hyrë me forcë në shtëpinë e ministres Zuhal Demir.

2 Dhjetor 2025, 17:30 Nga E.d
Hyri me forcë në shtëpinë e ministries belge/ Dënohet
Foto ilustruse

BELGJIKË- Autoritetet belge kanë dënuar një shqiptar me 1 vit burg dhe një gjobë prej 1600 eurosh. Ai u dënua nga drejtësia belge, pasi me datën 7 janar të vitit 2023, ka hyrë me forcë në shtëpinë e ministres Zuhal Demir.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo ngjarje u zbulua përmes gjurmëve të ADN-së, të cilat kishin mbetur në një arkë kursimi. Ai hyri me forcë në murin e rrethuar të shtëpisë së ministres së Arsimit, Drejtësisë dhe Punësimit Zuhal Demir, në Genk. Në momentin kur u dha vendimi, shqiptari nuk ishte i paranishëm në seancën e gjyqit./Dosja.al

1600 euro belgjika 1 vit burg

Sondazh

Poll