Aktualitet

Ankimi i qeverisë për Ballukun në Kushtetuese/ Mbledhja e gjyqtarëve vendos në 4 dhjetor nëse do të kalojë çështjen për shqyrtim apo jo

Më 4 dhetor do të bëhet mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, për të diskutuar mbi kërkesën e qeverisë për çështjen e Belinda Ballukut dhe nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim kërkesa e qeverisë.

2 Dhjetor 2025, 15:55 Nga E. D
Ankimi i qeverisë për Ballukun në Kushtetuese/ Mbledhja e
Rama, Balluku, GJK

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën ku do të shqyrtohet ankimimi i qeverisë për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut si ministre dhe zëvendës kryeministre me vendim të GJKKO. Më 4 dhetor do të bëhet mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, për të diskutuar mbi kërkesën e qeverisë për çështjen e Belinda Ballukut dhe nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim kërkesa e qeverisë.

Sot u mblodh Kolegji i Kushtetueses për shqyrtimin paraprak të kërkesës së paraqitur nga Kryeministri Edi Rama. Gjykata Kushtetuese sqaroi më herët se pas analizimit fillestar, Kolegji vendosi që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo.

Balluku u pezullua nga detyra pasi u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

edi rama belinda balluku gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll