Aktualitet

Nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur, arrestohet 22-vjeçari në Vlorë

Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava”, e cila është sekuestruar nga policia.

2 Dhjetor 2025, 14:38 Nga E.d
Nën masën e sigurisë “Arrest në
Foto ilustruse

VLORË- Policia ka arrestuar një 22-vjeçar në qytetin e Vlorës. 22-vjeçari, banues në Selenicë u arrestua nga forcat blu pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ai ishtë dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik atij iu gjet edhe një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava”, e cila është sekuestruar nga policia.

Mbi 22-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ai u kap  në lagjen “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ndodhej edhe një 36-vjeçar. Ndaj 36-vjeçarit banues në Selenicë, rëndon akuza për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Njoftimi i policisë

Në vijim të punës intensive për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe ndalimin e shtetasve që shmangin detyrimet ndaj masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: Sh. Z., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Shtetasi Sh. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ndodhej edhe shtetasi M. D. Gjatë kontrollit të shtetasit Sh. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

vlorë 22-vjeçari arrest shtëpiak

Sondazh

Poll