Aktualitet

Kontrabandoi bizhu floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro, arrestohet 33-vjeçari në Morinë

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip "Audi", iu gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

2 Dhjetor 2025, 14:05 Nga E.d
Kontrabandoi bizhu floriri dhe ora dore me vlerë 50 mijë euro,
Foto ilustruse

MORINË- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 33-vjeçar, në pikën kufitare Morinë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip "Audi", iu gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Policia ka sekuestruar bizhuteritë së bashku me automjetin, në cilësinë e provës materiale. Bizhutë e sekuestruara arrinin vlerën e 50 mijë eurove. Mbi 33-vjeçarin, banues në Gjermani rëndojnë akuzat për veprat penale "Kontrabanda më mallra të tjera" dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip "Audi”, me drejtues shtetasin Q. S.. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.      

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale "Kontrabanda më mallra të tjera" dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

morinë 50 mijë euro 33-vjeçari

Sondazh

Poll