Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Hykës! U shpall në kërkim si një nga autorët e vrasjes, del FOTO e Marselo Aranit! I dënuar më parë për disa vepra penale

Më 4 dhjetor 2024, ai u arrestua nën akuzën për pastrim parash, ndërsa autoritetet sekuestruan pasuri me vlerë rreth 136 mijë euro.

2 Dhjetor 2025, 13:40 Nga M.L
Ekzekutimi i Mondi Hykës! U shpall në kërkim si një nga
Viktima, Arani, Ago

ELBASAN- Personi që shihni (Mondi Hyka, Marselo Arani dhe Xhino Ago) në foton e mësipërme është Marselo Arani, 32 vjeç, tashmë i shpallur në kërkim si një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, i ekzekutuar dy ditë më parë në Elbasan.

Arani është një emër i njohur për organet ligjzbatuese. Më 4 dhjetor 2024, ai u arrestua nën akuzën për pastrim parash, ndërsa autoritetet sekuestruan pasuri me vlerë rreth 136 mijë euro. Vetëm tre ditë më herët, më 1 dhjetor 2024, Gjykata e Elbasanit i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në kuadër të hetimit, u sekuestruan: 1 apartament në Durrës, 3 automjete, pasuri që dyshohen se vijnë nga veprimtari të paligjshme.

Arani ka precedentë penalë edhe jashtë vendit. Ai ka qenë i arrestuar dhe i dënuar në Itali për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në shfrytëzimin e prostitucionit, aktivitet i provuar gjatë hetimeve të autoriteteve italiane.

Si ndodhi ngjarja? 

Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.

Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./Dosja.al

mondi mëhalla alias edmond hyka marselo arani xhino ago

Sondazh

Poll