Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Hykës/ Në qershor iu sekuestruan 14 pasuri dhe ishte dënuar për prostitucion në Itali! U shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar: KUSH është Marselo Arani

32-vjeçari ishte më parë nën arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë para rreth një viti më parë nga policia e Elbasanit ka arrestuar Marselo Aranin, i akuzuar për pastrim parash. Gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

2 Dhjetor 2025, 11:33 Nga M.L
Ekzekutimi i Mondi Hykës/ Në qershor iu sekuestruan 14 pasuri dhe
Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), makina e autorëve

ELBASAN- Marselo Arani, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, është një emër i njohur për drejtësinë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.

32-vjeçari ishte më parë nën arrest shtëpie për pastrim parash, ndërkohë para rreth një viti më parë nga policia e Elbasanit ka arrestuar Marselo Aranin, i akuzuar për pastrim parash. Gjykata e Elbasanit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 136 mijë euro, përfshirë një apartament në Durrës dhe tre automjete, të cilat dyshohet se janë fituar nga veprimtaritë kriminale të të riut.

Arani rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali për veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Hetimet në vendin fqinj tregojnë se ai ka zhvilluar veprimtari kriminale në territorin italian dhe ka përdorur fitimet e këtyre aktiviteteve për t’i investuar në pasuri dhe biznes në Shqipëri.

Sipas aktakuzës, pastrimi i parave bëhej përmes një zinxhiri transaksionesh dhe investimesh, duke i dhënë një formë të ligjshme të ardhurave të fituara nga aktiviteti kriminal. Vendimi dënues në Itali është i formës së prerë dhe nuk është më subjekt apelimi.

marselo arani mondi mëhalla alias edmond hyka

Sondazh

Poll