Aktualitet

I dënuar më parë për trafik droge, Guardia di Financa arreston 22-vjeçarin shqiptar në Itali! Lënda narkotike kamuflohej në ambalazh të vezëve e çokollatave

Sipas Guardia di Finanza, ai kishte gjithashtu dy telefona celularë dhe 300 euro, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës.

2 Dhjetor 2025, 10:18 Nga M.L
I dënuar më parë për trafik droge, Guardia di Financa
Foto ilustruese

ITALI- Të shtunën e kaluar, Guardia di Finanza e San Benedetto arrestoi një 22-vjeçar shqiptar, banor i Spinetolit, gjatë një kontrolli rrugor në zonën e Monsampolos, përgjatë rrugës Salaria. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari u ndalua duke drejtuar një Toyota Auris dhe dukej nervoz gjatë identifikimit.

Gjatë kontrollit, policia gjeti një mbështjellës portokalli, tipik për një markë të njohur vezësh çokollate, i cili përmbante 15 doza kokaine me peshë rreth 8 gramë. Sipas Guardia di Finanza, ai kishte gjithashtu dy telefona celularë dhe 300 euro, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës.

22-vjeçari, i cili ka një histori të mëparshme me dënime për trafik droge, u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak në komunën e Spinetolit.

I përfaqësuar nga avokati Umberto Gramenzi, ai u paraqit dje para gjykatës së Ascolit për një gjykim të shkurtuar. Gjykatësi konfirmoi arrestimin dhe shtyu çështjen deri më 6 shkurt për procedura të mëtejshme.

Operacioni i Guardia di Finanza tregon vëmendjen e autoriteteve për parandalimin e trafikimit të drogës në zonën e San Benedetto dhe qyteteve përreth./ Dosja.al

Sondazh

Poll