2 Dhjetor 2025, 09:15
Nga M.L
Vktima, makina ku iu bë atentati
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar mbrëmjen e kaluar Naldo Gjinin, i cili u ndalua ditën e djeshme ndërsa tentonte të largohej drejt Kosovës. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjeçar Mondi Mëhalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka.
Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e kanë fiksuar Gjinin teksa kryente pagesën në traun e autostradës duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua nga grupi hetimor.
Përveç Gjinit, burime për mediat bëjnë me dije se janë shoqëruar dhe po merret në pyetje edhe ish-ortaku i Mëhallës në biznes dhe roja e pikës së karburantit.
Hetimet tregojnë se viktima kishte pasur një konflikt me ish-ortakun e tij, i cili dyshohet se ka dhënë informacion të rremë për vendndodhjen e tij në momentin e vrasjes. Ndërkohë, roja akuzohet për pengimin e hetimeve.
Sakaq, krahas Gjinit dhe dy personave të mësipërm, është shoqëruar dhe po merret në pyetje edhe një tjetër i dyshuar që dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e kushteve për realizimin e atentatit ndaj 43-vjeçarit.
Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim një person tjetër, i cili dyshohet të jetë ekzekutori i drejtpërdrejtë i krimit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një konflikt të fundit që viktima mund të ketë pasur, dhe çështja duket se po merr drejtim të qartë teksa mblidhen prova të reja.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ Dosja.al
naldo gjini mondi mëhalla alias edmond hyka atentati ndaj biznesmenit ne elbasan
Aktualitet
2 Dhjetor 2025, 08:45
M.L
Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), makina e autorëve
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Naldo Gjinin, i cili një dit&eu...
Aktualitet
2 Dhjetor 2025, 08:07
M.L
Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), atentati
ELBASAN- Nën masa të rrepta sigurie zhvillohet sot ceremonia e lamtumirës për biznesmenin Mo...
Aktualitet
2 Dhjetor 2025, 07:29
M.L
Foto ilustruese
Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe ...
Aktualitet
2 Dhjetor 2025, 07:19
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti p...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 22:34
M.L
Foto ilustruese
KROACI- Rrymat e forta në detin Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash, kryesisht nga Shqip...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 22:07
M.L
Zuhal Demiri
BELGJIKË- Një burrë shqiptar përballet me një dënim me një vit burg dhe një gjobë prej 1,600 euro...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 21:58
M.L
Foto nga emisioni
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur kritika të forta ndaj mënyrës si po funksionon Policia e Shtetit, duke the...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 21:49
M.L
Anila Hoxha
TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha, ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mo...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 21:45
M.L
Ardita Bala
Në ndërtesën katërkatëshe të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë, ditët nisin ng...
Aktualitet
1 Dhjetor 2025, 21:27
M.L
Foto ilustruese
BERAT- Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mbreshtan–Pashalli, në zon&eu...