Vrasja e biznesmenit në Elbasan! Cili është roli që ka pasur në krim Naldo Gjini? Në "duart" e bluve një tjetër person i dyshuar bashkëpunëtor, shpallet në kërkim një i tretë
Sipas burimeve për mediat, krahas Gjinit, është shoqëruar dhe po merret në pyetje edhe një tjetër i dyshuar që dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e kushteve për realizimin e atentatit ndaj 43-vjeçarit.
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Naldo Gjinin, i cili një ditë më parë u ndalua nga efektivët ndërsa tentonte të largohej drejt Kosovës. Ai konsiderohet si person i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i njohur edhe me emrin Edmond Hyka.
Pamjet e kamerave të sigurisë në Rrugën e Kombit e kanë fiksuar Gjinin teksa kryente pagesën në traun e autostradës duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua nga grupi hetimor.
Sipas burimeve për mediat, krahas Gjinit, është shoqëruar dhe po merret në pyetje edhe një tjetër i dyshuar që dyshohet se ka ndihmuar në krijimin e kushteve për realizimin e atentatit ndaj 43-vjeçarit.
Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim një person të tretë, i cili dyshohet të jetë ekzekutori i drejtpërdrejtë i krimit. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me një konflikt të fundit që viktima mund të ketë pasur, dhe çështja duket se po merr drejtim të qartë teksa mblidhen prova të reja.
Si ndodhi ngjarja?
Mbrëmjen e së dielës (30 Nëntor), biznesmeni Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla u ekzekutua brenda mjetit të tij tip Range Rover. Trupi i pajetë i 43-vjeçarit u gjet brenda makinës rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit. Viktima sapo kishte dalë nga zyra, në afërsi të së cilës ndodhen bizneset dhe shtëpia e nënës së tij.
Në momentin kur është futur në makinë, është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Më pas në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha daljet e qytetit, ndërsa janë bërë kontrolle në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.
Atentatorët, pasi janë siguruar se 43-vjeçari ndërroi jetë, janë larguar me mjetin tip "Audi" të zi në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd. Policia ndërkohë njoftoi se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./ Dosja.al
Sondazh
U ekzekutua mbrëmjen e së dielës në makinën e tij në Elbasan! Nën masa të rrepta sigurie, përcillet sot në banesën e fundit biznesmeni Mondi Hyka
Mondi Mëhalla (Edmond Hyka), atentati ELBASAN- Nën masa të rrepta sigurie zhvillohet sot ceremonia e lamtumirës për biznesmenin Mo...
Vështirësitë shumëfishohen krahasuar me periudhën para largimit të parë! Gjysma e emigrantëve të kthyer duan të ikin sërish
Foto ilustruese Emigracioni dhe plakja e popullsisë janë nga plagët më të mëdha që po kalon shoqëria jonë dhe ...
Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Priten reshje shiu dhe dëbore në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti p...
Pas NYT, mediat greke ngren shqetësimin e mbeturinave shqiptare në Kroaci: Plehra, qese, shishe dhe…
Foto ilustruese KROACI- Rrymat e forta në detin Adriatik kanë nxjerrë një sasi të madhe mbeturinash, kryesisht nga Shqip...
Hyri me forcë në shtëpinë e ministres belge! Vodhi 50 euro nga kutia e kursimeve por gjurmët e AND-së e "tradhëtuan", shqiptari dënohet me 1 vit heqje lirie dhe gjobë
Zuhal Demiri BELGJIKË- Një burrë shqiptar përballet me një dënim me një vit burg dhe një gjobë prej 1,600 euro...
Vrasjet e njëpasnjëshme në vend, autorët "pa gjurmë"! Lala: Policia merret me monopatinat! Mjafton të dëgjosh ulërimat e motrës së Mond Mëhallës, këkonte të shkonte te vëllai...
Foto nga emisioni TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur kritika të forta ndaj mënyrës si po funksionon Policia e Shtetit, duke the...
Ekzekutimi në Elbasan! Gazetarja jep detaje: Hykës iu kontrollua banesa vitin e kaluar, iu gjetën armë dhe dokumente false! Zhduku dozat e drogës në tualet…
Anila Hoxha TIRANA- Gazetarja Anila Hoxha, ka zbardhur detaje të reja lidhur me hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Edmond Hyka, i njohur si Mo...
Nga frika te fuqizimi! Çfarë i "pret" gratë pas raportimit të dhunës në familje?
Ardita Bala Në ndërtesën katërkatëshe të Qendrës për Mirëqenien e Gruas në Pejë, ditët nisin ng...
Aksident në Berat! Fuoristrada del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagosen 4 persona, nisen drejt spitalit me urgjencë
Foto ilustruese BERAT- Një aksident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mbreshtan–Pashalli, në zon&eu...
"Doli me kapuç dhe qëlloi gjashtë herë!" Lala shpjegon ekzekutimin e biznesmenit dhe pistat e hetimit: Janë marrë në pyetje ortakët e viktimës! Është gjetur një pistoletë 'Beretta"...
Foto nga emisioni TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, duk...
