Aktualitet

Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Priten reshje shiu dhe dëbore në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura.

2 Dhjetor 2025, 07:19 Nga M.L
Kushte të paqëndrueshme atmosferike! Priten reshje shiu dhe
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug të vendit në orët e para të mëngjesit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, reshjet pritet të jenë me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht mesatar.

Në lartësinë mbi 800-900 metra në verilindje dhe në lartësinë mbi 1000 metra në juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë në orët të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

parashikimi i motit

Sondazh

Poll