Aktualitet

Shkulja e kalldrëmit në Gjirokastër/ Këshilli bashkiak takim me firmën private: S’është rikontruksion, ndërtim nga e p

15 Mars 2019, 17:07 Nga DOSJA
Shkulja e kalldrëmit në Gjirokastër/ Këshilli bashkiak takim

GJIROKASTËR- Këshilli bashkiak i Gjirokastrës ka zhvilluar një takim ditën e sotme me përfaqësuesit e firmës zbatuese të projektit, për restaurimin e kalldrëmeve në zonën e Pazarit të Gjirokstrës.

Një raportim sa ironik aq edhe qesharak, nga  vetë përfaqësuesit e firmës, u raportua se ky nuk është rikonstruksion, por ndërtim nga e para .

Në fjalën e tij inxhinieri Pavli Mici, ishte herë hërë kaotik, pasi herë quhej rikonstruksion, e herë ndërtim nga e para të të gjithë strukturave të nevojshme në infrastruksturë, ku janë përfshirë kanlizimet e ujërave të bardha dhe të zeza,rrjeti elektrik,telefoni e etj.

Me pak fjalë kemi nje Pazar karakteristik nga e para që fshin një histori 2000 vjecare dhe starton historin e vet në 26 Nëntor 2019 ditë, ku do të përfundojnë zyrtarisht punimet. por kjo punë do kujdes të madh. Ne kemi bërë apdetim të punimeve të kryera, jemi tek 40% tek punimet e realizuara. Pra jemi drejt përfundimit të këtyre punimeve. Një rëndësi të veçantë i kemi kushtuar të gjitha materialeve që kanë dalë gjatë punimeve, të gjitha janë të sistemuara në magazinë. Në kalldrëmin e Gjirokastrës është përdorur guri i mashkullorës, dhe do përdorim për zëvendësimin e gurëve të dëmtuar, material nga guri i mashkullorës. Materialet që ne përdorim për rrjetet inxhinierike, janë të gjitha të certifikuara.

Pavli Mici

Por, ironia vijon me dy përfaqësuesit e grupeve të këshilltarëve politikë PD dhe PS, të cilët e kanë votuar projektin. Demokrati Roland Bejko dhe Socialisti Petrit Brahimi, pretendojnë se edhe pse nuk kemi më kalldrëmin simbol të qytetit, janë ende në kohë që ti tërheqin vëmendjen firmës për të kryer punime cilësore.

Nga ana tjetër,  kryedemokrati për Gjirokastrën, Dasho Aliko ka pasqyruar me foto, se punimet të po kësaj firme të kalldrëmit pranë qarkut Gjirokastër, janë bërë skandaloze.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet firma zbatuese e projekit keshilli bashkiak pazari i gjirokastres shkulja e kalldremit ne gjirokaster firma zbatuese e projekit keshilli bashkiak pazari i gjirokastres shkulja e kalldremit ne gjirokaster

Sondazh

Poll